Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi i është përgjigjur Bujar Nishanit me një dokument nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Gurakuqi thotë se si ai dhe asnjë anëtar tjetër i familjes së tij nuk ka qenë kurrë bashkëpuntor i Sigurimit apo anëtar i PPSH.
Madje Gurakuqi e cilëson si shantazhuese deklaratën e Nishanit si dhe shton se ky i fundit nuk ka shkuar vetë për të bërë kërkesë para Autoritetit.
Po ashtu Gurakuqi e akuzon Nishanin si shpifës dhe e paralajmëron se do mbajë përgjegjësi ligjore.