Autoriteti i Konkurrencës, “kukurec” në duart e mafies së ilaçeve/ Në redaksinë “Pamfleti” kanë ardhur denoncime nga 310 farmaci e mijëra qytetarë, të cilat denoncojnë pazarin që kanë bërë firmat “Mega Pharma” e “Imi Pharma Albania” me shefat e kontrollit të konkurrencës; të cilët bëjnë lojëra me gjoja vendime false, por në fakt i lejojnë të vazhdojnë shitjen monopol të vaksinave vetëm në farmacitë e tyre “Orange”, me çmime 3-5 herë më shtrenjtë se tregu i BE dhe Rajonit, kur ligji i detyron të furnizojnë çdo farmaci që i kërkon, në çdo cep të Shqipërisë
Mafia e tregut farmaceutik, ka “infektuar” dhe shefat e Autoritetit të Konkurrencës, të cilët nuk po ndalojnë monopolin e shitjes së vaksinave anti-grip të emergjencës, që futen në Shqipëri me “ekskluzivitet”, por nuk duhet të jenë monopol në shitje, vetëm prej firmës që i importon.
Kështu po veprohet prej 8 muajve, nga firma “Mega Pharma” me pronar 50% Rasim Hamzaraj, djalë daje i Petrit Vasilit, i cili e realizon skemën me firmën “Imi Phrama” (e falimentuar).
Nëse shefja e këtij institucioni, Juliana Latifi e quan “shpifje”, po i provojmë jo vetëm faktin, që monopoli i vaksinave vazhdon, por edhe skemën klienteliste që po përdoret për ta lejuar, duke nisur gjoja hetime që zgjasin 3 vite e gjoba fiktive.
Autoriteti i Konkurrencës e di shumë mirë, që shitja monopol e vaksinave anti-grip, me çmime tepër të larta në këtë kohë pandemie, po realizohet nëpërmjet rrjetit të farmacive “Orange”, ku administrator e ortak 25% është Arjan Hamiti, ndërsa 75% pronësi e ka firma “Mega Pharma”.
Ja fakti zyrtar, që krijon bindje se ka pazar mes palëve; “Autoritet Konkurrence-Mega-Pharma”, për të lejuar monopolin e vaksinave anti-grip:
Autoriteti i Konkurrencës, me Vendim nr. 715, datë 15.10.2020, ka urdhëruar kompaninë “Mega Pharma” (Orange), të ndalojë monopolin e tregut të shitjes së vaksinës anti-grip “Influavac sub-unit tetra” dhe të çdo vaksine tjetër të stinës, deri në përfunnim të situatës “Covid-19”.
Pra, kjo kompani distributor, pavarësisht se ka ekskluzivitetin e importit të tyre, nuk duhet t’i shesë vaksinat anti-grip, vetëm në farmacitë e veta, por sipas ligjit të tregut të hapur, duhet të furnizojë çdo farmaci që i kërkon furnizim, qoftë edhe në fshatin më skajor.
Këtë vendim-urdhër për zbatim të detyrueshëm, Autoriteti i Konkurrencës e ka shoqëruar me paralajmërimin ndaj firmës “Mega Pharma”; se në rast mos-furnizimi të farmacive të tjera me vaksina, do gjobitej në masën 10% të xhiros vjetore.
Mirëpo edhe sot, 3 muaj pas atij urdhëri, Rasimi i firmës “Mega Pharma”, dajlë daje i Tit Vasilit, nuk po e ndalon monopolin dhe po vepron si “trim”, duke shitur vaksinat vetëm tek farmacitë e tij “Orange” me çmim 3-5 herë më të shtrentjë se tregu i BE e Rajonit.
Por as shefat e Autoritetit të Konkurrencës, nuk po tregohen “trima”, për ta ndëshkuar e bllokuar aktivitetin nëpërmjet tatimeve e institucione të tjera ekzekutive, ose gjobë 10% të xhiros vjetore.
Pse hesht Autoriteti i Konkurrencës, duke u spërdredhur si “kukurec” në duart e një monopolisti me dosje penale në prokurori për hajdutëri ilaçesh me tendera shtetërorë; i cili po zhvat njerëzit me çmime vaksinash aq të larta, sa 60% e popullsisë nuk kanë fuqi t’i blejnë.
Pse po hesht Autoriteti i Konkurrencës, përballë faktit, se prej këtij monopoli, me treg vetëm në qytetet metropol ku ka shitje të shumta; afro 50% e zonave të vndit kanë ngelur pa vaksina anti-grip, mbasi farmacive zonale nuk u jepen nga banda “Mega Pharma-Imi Pharma”.
Autoriteti i Konkurencës, nuk po vepron konkretisht, për ta detyruar këtë kompani, duke kërkuar masa bllokimi nga këto institucione: Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Barnave; Urdhëri Farmacistit, Tatimet, Doganat dhe Policia, që ka tagrin mbështetës me ndëshkim e bllokim fizik të këtij krimi financiar.
Psh., në Vendimin nr. 715, datë 15.10.2020, Autoriteti i Konkurrencës, përcakton kështu: – Nëse brenda 24 orësh pas këtij vendimi, firma “Mega Pharma” (Orange) nuk fillon furnizimin e farmacive të tjera, do ndëshkohet çdo ditë me 5% të xhiros ditore deri kur ta zbatojë vendimin.
Kush i pengon shefat e Autoritetit të Konkurrencës, të mos zbatojnë vendimin e tyre dhe ligjin kundër monopoleve të ilaçeve të emergjencës?
Kujtojmë, se vaksina anti-grip “Influvac sub-unit tetra” dhe vaksinat e tjera anti-grip, që po shiten me çmime 3-5 herë më të larta, janë shumë të kërkuara këtë dimër, për shkak të ngarkesës gripale paralel me pandeminë “Covid-19”.
FAKT/ Bindja për pazar mes bosit të firmave “MegaPharma” (Orange) dhe shefave të Autoritetit të Konkurrencës; përforcohet edhe nga ky fakt i rëndë banditesk: Autoriteti Konkurrencës nuk e lejua të kontrollonte në depot e kompanisë “Mega Pharma”, por pranoi deklarimin gojor në “kafe”, se gjoja në depo nuk kishte asnjë copë vaksinë.
Në fakt, regjistrat e Doganës, librat e Agjencisë së Certifikimit të Barnave dhe raftet e farmacive “Orange”, tregojnë se vaksinat kanë qenë e janë me bollëk; por shiten vetëm nga një dorë me çmime të larta; ndërsa Autoriteti i Konkurrencës “nuk po i shikon”, ngaqë ndoshta “ka humbur shikimin”, pas “vaksinës” që i ka bërë “Lushi” i firmës “Mega Pharma”. Kaq për sot.
Marrë nga Pamfleti.al