I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, ku i është përgjigjur Edi Ramës, i cili mëngjesin e ditës së sotme publikoi një video ku paraqiste projektin për Rrugën e Kombit.
Ish-deputeti i partisë Demokratike Dorjan Teliti nëpërmjet njëpostimi që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se qeveria e Rilindjes ka ndërtuar aq pak rrugë sa sot Kryeministri i Shqipërisë sipas tij po përpiqet ta prezantojë Rrugën e Kombit që është ndërtuar nga Partia Demokratike si një punë që e ka bërë vetë. Ndër të tjera ai thotë se Rilinjda nuk po investon para për rrugë por sipas tij ai po merr para me skema korruptive nga rrugët që i gjeti të ndërtuara.
“Thesi i gënjeshtrave qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh eshet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë. Aq pak rrugë ka ndërtuar qeveria e Rilindjes sa sot ER është detyruar të prezantojë si punë të vetën rrugën e Kombit, një nga veprat më të mëdha të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, meritë e padiskutueshme e qeverisë së demokratëve. Thesi i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Edi Ramës qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh ER e shet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë. Fakt është që vetëm gjatë vitit të parë të operimit, trau në rrugën e Kombit ka mbledhur rreth 20 milion euro nga xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që gjatë vitit aktual ka marrë 11 milionë euro subvencionim nga buxheti i shtetit për mungesë trafiku. ER nuk po investon në rrugë. Ai vetëm po vjel para me skema korruptive nga rrugët që i gjeti të ndërtuara. Qeveria e Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do ta anullojë konçesionin e rrugës së Kombit dhe do të çlirojë shqiptarët nga të dy anët e kufirit nga kjo tarifë e padrejtë.”