SHBA-Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka emëruar Sekretarin e ri të Arsimit Miguel Cardona. Cardona, është një mësues veteran 45 vjeç, nga Amerika Latine.
Emërtimi i tij në ekipin e Biden konsiderohet si risia e radhës e Presidentit të zgjedhur dhe një përmbushje e premtimit të tij gjatë fushatës.
Ndërsa, ekipi i tij i tranzicionit ka thënë se nëse konfirmohet nga Senati, Cardona do të ndihmojë që çdo student të marrë një arsim me cilësi të lartë në shkollë, pavarësisht nga të ardhurat e prindërve, raca, orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Ndërkohë, Sekretari aktual i arsimit, Betsy DeVos, është një filantrop dhe investitor, ai ka qenë një objektiv kritikash nga sindikatat e mësuesve dhe demokratëve.