• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Vila Aeroport’, mobileri, kompani druri, makina e troje, ja pasuria e Ramazan e Fioralb Rrajës

24/12/2020
in Aktualitet
0
Ramazan e Fioralb Rraja

Ramazan e Fioralb Rraja

Zbradhet një pjesë e pasurisë që disponojnë të arrestuarit e operacionit “ATOS” në Belgjikë, për trafikimin e 1.2 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Holandës dhe Belgjikës.

Burimet bëjnë me dije se nuk ka asnjë hetim pasuror për deputetin socialist Rrahman Rraja, megjithëse ky i fundit ka lidhje gjaku me dy anëtarët e arrestuar në Belgjikë, Ramazan Rraja e Fioralb Rraja. Gjatë fazës së hetimit, SPAK ka mundur të identifikojë dhe lokalizojë pasuri që janë në emër të personave të arrestuar dhe familjarëve të tyre, por ende nuk është marrë një masë sigurimi për sekuestrimin e këtyre pasurive.

Sipas këtij hetimi, në emër të Ramazan Rrajës, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal rezulton të jetë një automjet dhe një biznes. Kompania është regjistruar në 24 dhjetor 2013 me emrin “Raja-2013” në Nikël dhe ka një kapital prej vetëm 1 milion lekë të vjetra. Ndërsa objekti i saj është “…importimi dhe tregtimi me shumicë e pakicë i produkteve të industrisë kimike për mbrojtjen e drurëve, stazhionimin e lëndës drusore…”.

Ky biznes rezulton i pezulluar që prej muajit Korrik 2016, megjithëse në vitet më pas ka vijuar të dorëzojë bilance. Më tepër pasuri janë të regjistruara në emër të babait të Ramazanit, Xhelal Rraja, ku automjete, pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe biznese janë në emër të tij. Një kompani me emrin “Rraja” është në emër të Xhelal Rraja, dhe rezulton e rregjistruar si biznes qysh prej vitit 2000.

Prej nëntorit 2009, kjo kompani është e pezulluar. Ndërkohë një tjetër biznes në emër të Xhelal Rrajës është dhe “Vila Aeroport” që ndodhet në Rinas. Kjo kompani zotërohet 100 për qind nga Xhelal Rraja dhe është regjistruar si biznes qysh prej nëntorit 2011, ku ka si objekt: “…sigurimin e objekteve publike dhe private në pronësi ose në përdorim të personave fizik e juridikë,Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë,shtetas shqiptar dhe të huaj…”.

Ndërkohë në emër të Xhelal Rrajës, janë dhe dy pasuri të tjera që kanë lidhje me hotel, bar-restorant dhe ambalazhimin e valixheve për udhëtarët në Rinas. Verifikimet janë kryer dhe për Fioralb Rrajën, ku përgjatë një muaj hetime janë identifikuar pasuri të ndryshme si automjete dhe toka në emër të familjarëve të tij.

Ndërsa në emër të vetë Fioralbit është i regjistruar një biznes mobilerie në zonën e Niklës, aktivitet tregtar ky i hapur qysh prej shkurtit 2016. Në skaner të hetuesve janë dhe personat e tjerë që janë arrestuar në Belgjikë, ku në emër të Bledar Pepajt, zotërohet një biznes. Nga operacioni i fundit janë arrestuar Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xheçuka.

Të arrestuarit të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal janë kapur jashtë Shqipërisë. Operacioni “ATOS” është vazhdim i atij “Paraguaj”, ku më herët ishin prangosur 10 shqiptarë të tjerë, nën akuzat për trafik narkotikësh.

Prej vitit 2018 kur antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë. Në total nga të dyja këto operacione droga e sekuestruar shkon në 1.2 tonë.

Tags: albanewsfioralb rrajaramazan rrajaRrahman Rrajaverifikim pasurievila aeroport
Previous Post

Prostituta u sulmua barbarisht nga tutori i saj, zbulohet rrjeti i trafikimit në Itali

Next Post

Pezullohet gara ndërkombëtare për tenderin e Aeroportit të Vlorës

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Aeroporti i Vlorës

Pezullohet gara ndërkombëtare për tenderin e Aeroportit të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.