Kryeministri Edi Rama tha se për vaksinën nuk ka një datë fikse por që ajo do të nis në dy muajt e parë të 2021. Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, ne një kohë kur asnjë shtete nuk po merr sasinë që i nevojitet. Gjithashtu Rama ka deklaruar se shqiptarët duhet të kenë besim pasi nëse do të jetë nevoja që për të marrë vaksinën i duhej të bëjë lypsin këtë do e bëjë pa hezituar.
“Kam folur për dy muajt e ardhshëm mund të jetë më shpejt ose jo ndaj nuk po jap një datë fikse. Ajo që unë theksoj është se për fat të keq çështja e vaksinës, është diplomaci, marrëdhënie diplomatike, një luftë e madhe që po bëhet nga të gjithë shtetet për të pasur një sasi sa më të mëdha është si radha e qumështit në kohët e dikurshme, që në vend të banorëve që dilnin për shishen e qumështit tani janë shtet. Por siç e kam theksuar kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë e bëj më mirë se çdo kush“, ka thënë ai.