Një ngjarje e rëndë është regjistruar Elbasan, pasditen e sotme ku një 45-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kërcënuar policinë. Incidenti në fjalë është regjistruar në fshatin Zavalinë.
News 24 raporton se policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje.
Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll.
Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.