Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryebashkiakun Erion Veliaj, pasditen e sotme kanë inspektuar shtëpitë që janë ndërtuar në Zallherr, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Rama u ka dorëzuar çelësat e shtëpive Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt, ndërkohë që u ka dhënë dhe dhurata për Vit të Ri fëmijëve tyre. Si gjithmonë nuk kanë munguar as shakatë që Kryeministri ka bërë edhe kësaj radhe. Në një prej shtëpive firmën e ka hedhur burri por Rama ia ka dhënë letrat gruas.
“Po po këtë se merr ti Hyshmet po e merr gruaja, firma është e jotja pasaporta është e gruas“, tha Rama.
Ndërsa u ka dhënë dhuratat 2 fëmijëve të familjes kryeministri u ka rekomanduar dhe një fëmijë të tretë duke kujtuar këtu bonusin që përfitojnë.
2 fëmijë i keni pse bëni një të tretë se i treti vjen me 1200 000 lekë me vete se kështu e ka bonusi”- tha kryeministri i cili shkaktoi të qeshura.
Rama krahas videos së ndarë në rrjete sociale shkruan se familja e Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt dhe plot 1000 të tjera do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.
” Zallherr, Pranë familjeve që vazhdojnë të kthehen në shtëpitë tyre, pas fatkeqësisë së 26 nëntorit, ku humbën gjithçka teksa sot kanë shtëpi më të bukura, më të forta e më të mëdha se ato që humbën familjet e Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt dhe plot 1000 si ato do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.”- shkruan Rama.