Transplanti i kornesë së syrit për Fadil Allaraj, efektivin e plagosur në protestën e para pak ditëve për vrasjen e Klodian Rashës, ka shkuar me sukses. Ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri policin, bashkë me familjen e tij.
Gjatë një bashkëbisedimi me ta, mësohet se operacioni në një spital ushtarak në Turqi zgjati 6 orë, ndërsa mjekët e cilësuan si sukses. Ndërkohë, gjatë bisedës Rama zbuloi edhe një detaj, se për rastin në fjalë kishte folur me presidentin e Turqisë, Erdogan, që efektivi i policisë të trajtohej në një spital të specializuar në këtë shtet.Ai theksoi se reagimi dhe ndihma ishte e menjëhershme. Po ashtu, kreu i qeverisë i ka dhënë një këshillë çiftit Allaraj që të bëjnë dhe një fëmijë të tretë.