Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon propozimin e opozitës jashtëparlamentare për të ndaluar qeverinë të japë kontrata koncesionare dhe PPP 4 muaj para zgjedhjeve. Propozimi u dha fillimisht në KQZ nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI. Kjo kërkesë e tij mori dhe dakordësinë e nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.
“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhej në propozimin e Cakajt.