Elbasan- Dyshohet se 45- vjeçari, Josif Kavaja i cili është në kërkim që gjatë pasdites së djeshme dyshohet se ka vrarë veten.
Incidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e të enjtes në një fshat të thellë malor në bashkinë e Elbasanit, ku 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë 12 herë drejt policisë, vijon të mbaj ‘zgjuar’ Elbasanin.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion nga policia, por pritet që operacioni të nis sërish.