Elbasan- Pas më shumë se 16 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavanë në Zavalinë.
Ai është kapur i gjallë ndërsa mësohet se gjatë orëve të natës Kavaja ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit. Nga informacionet, Kavaja u arratis në pyll prej orësh të tëra duke mos iu bindur policisë.
Incidenti është regjistruar pasditen e të enjtes në një fshat të thellë malor në bashkinë e Elbasanit, ku 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë drejt policisë, e cila kishte shkuar për kontroll në banesën e tij ku ai jeton i vetëm prej disa vitesh. Pas incidentit që ka zgjatur disa minuta, 45-vjeçari ka kërcënuar efektivët se nëse tentojnë të ndërhyjnë, ai do të qëllonte drejt tyre. Incidenti ka ndodhur në lagjen Harxov në fshatin Seltë të Njësisë Administrative Zavalinë e Elbasanit.