TIRANË– Sot besimtarët e krishterë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen. Një meshë po mbahet në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Me kandil në dorë dhe me maskë para besimtarëve, Janullatos ka recituar edhe për këtë vit lutjet e librit të shenjtë, ndërsa është kujdesur që të ruhen rregullat e pandemisë. Besimtarët janë të ulur larg njëri-tjetrit dhe të heshtur luten para altarit.
Ndërkohë Janullatos, duket se nuk është ende në formën e tij më të mirë, pasi vetëm pak ditë më parë mbërriti në Shqipëri, nga Greqia. Janullatos u infektua nga pandemia e koronavirusit dhe në gjendje të rëndë u nis për kurim të specializuar jashtë vendit.