Elbasan- Personi që shihni në foto është Josif Kavaja, 45- vjeçari që qëlloi 12 herë mbi policinë dhe u fsheh në pyll për më shumë se 16 orë.
Efektivët e policisë dhe RENEA arritën të kapnin 45- vjeçarin pas 16 orësh kërkime në pyll, pasi rrethuan të gjithë zonë.
Incidenti është regjistruar pasditen e të enjtes në një fshat të thellë malor në bashkinë e Elbasanit, ku 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë drejt policisë, e cila kishte shkuar për kontroll në banesën e tij ku ai jeton i vetëm prej disa vitesh. Pas incidentit që ka zgjatur disa minuta, 45-vjeçari ka kërcënuar efektivët se nëse tentojnë të ndërhyjnë, ai do të qëllonte drejt tyre. Incidenti ka ndodhur në lagjen Harxov në fshatin Seltë të Njësisë Administrative Zavalinë e Elbasanit.