Tiranë- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me një buqetë me lule të kuqe në duar ka vizituar sot spitalin Infektiv në Tiranë ose quajtur ndryshe ‘Covid-1’.
Rama është parë të përkulet para 20 punonjësve të personelit shëndetësor për të vendosur buqetën me lule që kishin dalë për ta pritur.
Teksa ka ikur nga Infektivi Rama ka përshëndetur me dorë edhe familjarët e pacientëve jashtë spitalit.