Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka uruar Britaninë dhe Bashkimin Evropian për arritjen e marrëveshjes tregtare pas Brexitit, duke thënë se Uashingtoni është gati për të krijuar “lidhje më të forta transatlantike”.
“Përgëzime për Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian për arritjen e një marrëveshjeje historike për Brexit”, është thënë në mesazhin e zyrtarëve për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me të gjithë për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të fuqishme transatlantike në të ardhmen”.
Britania dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen të enjten, pas disa muajve të negociatave.