Sulmohet me armë zjarrin në drejtim të një lokalit në pronësi të Gjovalin Prendit mëngjesin e sotëm. Persona edhe të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit dhe më pas janë larguar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.Lokali ndodhet në fshatin Pllanë të Lezhës rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në rrethana ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Gjovalin Prendit në 2014 i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurrel Prendi, 25 vjeç.