Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Maqellarë, ku 52-vjeçari Faik Zeqja u paraqit në qendrën shëndetësore me pretendimin se e kishin plagosur me armë zjarri.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi në fjalë po drejtonte kamionçinën në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt, dhe pasi kishte zbritur nga mjeti ishte dëmtuar në këmbë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i Faik Zeqjas për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallëzim i rremë”.Me dy emra, 4 vite më parë, Faik (Fatjon) Zeqja u bë i njohur pasi tentoi korruptimin e një prokurori. Zeqja arriti të nxirrte nga komisariati kamionin e bllokuar me dru falë një ryshfeti prej 200 mijë lekësh që ia dha prokurorit Tom Deda. Video u publikua nga një emision investigativ.