Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një letër, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përmes së cilës i kërkon një numër të saktë të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit tonë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të projektit për mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.
Në këtë letër zyrtare, që është e datës 23 dhjetor dhe është firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky institucion kërkon numrin e saktë të emigrantëve shqiptarë, të ndarë sipas qarqeve, që kanë kërkohet që institucionit të KQZ t’i dërgohet numri i regjistruar adresën e banimit të përhershëm në vendet ku tashmë jetojnë.