Një automjet ka përplasur një këmbësor pranë sheshit “Shqiponja” në kryeqytet.
Policia bën me dije se këmbësori është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Me datë 26.12.2020, rreth orës 19:30, në afërsi të Sheshit Shqiponja, mjeti me drejtues shtetasin I.M., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H., i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.