Pas zyrtarizimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, ka reaguar edhe ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili shprehet se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e interesit të tjetrit duke deklaruar se Greqia ka të drejtë ta ushtrojë këtë të drejtë.
Po ashtu Nishani thekson se Rama ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë vetëm interesin e Shqipërisë dhe jo interesin që dëmton rëndë vendin tonë.
Postimi i plotë:
Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!
Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !
Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë !
Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !
Tradhëtia ka Emër !