Kryeqyteti ka shumë pak gjasa që këtë vit të përfshihet nga reshjet e dëborës. Ky është përfundimi që japin sinoptikanët për motin gjatë ndërrimit të viteve. Sinoptikani Hakil Osmani nga Meteoalb thotë se shiu do të vijojë.
“Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë të shtunës dhe të dielës kanë qenë të konsiderueshme. Në vendin tonë kanë rënë nga 40-70 mm shi. Më të dukshme këto reshje kanë qenë në zonat jugperëndimore të vendin. Ndërsa reshjet e borës janë shfaqur në zonat malore, por më të dukshme kanë qenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Në zonat malore kemi pasur cm reshje bore, ndërsa në zonat e thella deri në gjysmë metri…”-thotë ai.
Por dëborë nuk do të ketë. “Momentalisht, nuk kemi sinjale që kryeqyteti të përfshihet nga reshjet e borës.”-është shprehur ai për Abc News.