BJELLORUSI– Opozita në Bjellorusi ka vazhduar me protestat kundër qeverisë së presidentit Alexander Lukashenko. Qytetarët dhe mbështetësit e opozitës kanë lëshuar në shenjë simbolike balona të kuqe dhe të bardha në qiell, ndërsa qindra persona u arrestuan në Minsk.
Që prej 9 gushtit, Bjellorusia është përfshirë në një valë protestash, kur Lukashenko i cili ka që prej 1994 në pushtet, fitoi zgjedhjet presidenciale. Opozita dhe ndërkombëtarët deklarojnë se zgjedhjet janë fituar nga opozitarja Svyatlana Tsikhanouskaya.
Por Lukashenko vazhdon të mohojë akuzat për manipulim votash. Ai akuzon Bashkimin Evropian dhe Perëndimin se duan ta rrëzojnë nga pushteti për të ndryshuar qeverinë.