SPANJË- Një operacion i policisë spanjolle ka sjellë arrestimin e 5 shqiptarëve dhe 1 spanjolli që akuzohen se kanë trafikuar drogë në provincat e Malagas dhe Granada. Operacioni i koduar‘Limit’, ka sjellë prangosjen e shqiptarëve dhe spanjollit. Ata akuzohen për disa vepra penale, si përfshirje në organizatë kriminale, trafik droge, armëmbajtje pa leje. 4 nga të arrestuarit, janë kapur në flagrancë duke ngarkuar drogën në kamionë për ta dërguar drejt Italisë.
Ndërkohë media spanjolle ‘ sietediasmarbella’ bën me dije se policia pasi ka kryer kontrolle në dy shtëpi, ka gjetur 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet luksoz i vjedhur, një kamion me rimorkio me frigorifer me dysheme të dyfishtë, një furgon dhe 3 makina.
Po ashtu është publikuar dhe video nga momenti i kontrollit kur autoritetet kanë gjetur drogën brenda shtëpisë. Hetimet për të zbuluar grupin kriminal kanë nisur pas disa informacioneve se disa persona merreshin me trafik droge, që kishte bazat në provincat e Malaga dhe Granada. Ndërkohë që ende nuk ka informacion për identitetin e shqiptarëve të arrestuar.