FRANCË– ‘The Economist’ ka botuar një artikull ku shkruan se Shqipëria do të humbasë popullsinë e saj deri në vitin 2050. Në lajmin se çfarë parashikohet të ndodhë në të ardhmen, media prestigjoze ka përfshirë dhe Shqipërinë për të cilën shkruan se do të humbasë 25% të popullsisë.
Shkaqet kryesore të mplakjes së popullsisë shkruhen se janë dy: emigrimi masiv dhe rëia drastike e lindshmërisë.
“Projeksionet vlerësojnë se deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë humbur 39% të popullsisë së saj krahasuar me 1989, Bosnja 37%, Rumania 31%, Serbia dhe Kroacia 24%, dhe Shqipëria 25%” shkruhet në artikull ku theksohet: “Që nga periudha e rënies së komunizmit dhe fundit të luftërave në Jugosllavi, banorët e Ballkanit bënë më pak fëmijë dhe emigruan masivisht Një të favorizuar edhe nga mungesa e fuqisë punëtore në rajone të caktuara të Evropës, si Gjermania.Shifrat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në të gjithë rajonin: “Lidhur me lindjet, numri mesatar i fëmijëve për çdo femër është 1.37 në Shqipëri dhe 1.26 në Bosnjë dhe Hercegovinë – d.m.th. ndër më të dobëtit në botë, larg pragut të rinovimit gjeneratave që kërkon së paku 2.1 fëmijë për grua” shkruan Tim Judah.