Australi- Versioni i ri i koronavirusit, që u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe ka arritur tashmë në Adelaide, Australi.
Autoritetet Shëndetësore në Australi njoftuan se rasti është identifikuar tek një udhëtar që së fundmi ishte kthyer në shtëpi nga Britania e Madhe.
Që pas kthimit, ai u shtrua në spital me urgjencë. Sekuencat gjenomike tregojnë se rasti mbart variantin e COVID-19, i cili është shfaqur në Anglinë Juglindore,’ tha një deklaratë e SA Health. “Nuk ka prova që ky variant i virusit mund të shkaktojë simptoma më të rënda të sëmundjes.”