U arrestuan pak ditë më parë për një tentativë atentati ndaj një biznesmeni në Tiranë. Sot 4 të rinjtë e arrestuar u përballën në gjykatë me masën e sigurisë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti, dhe Enea Hoxha të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj bizenesmenin Andon Dhimo.
Kujtojmë se pak ditë më parë policia vuri në pranga 4 persona, dy prej tyre ata që kanë ndjekur biznesmenin Dhima në hyrje të pallatit, dhe 2 të tjerë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët janë me precedentë të mëparshëm penalë.