MAQEDONI E VERIUT- Këngëtari Shpat Kasapi është vënë në pranga pasi është kapur me doza kokaine. Mediat maqedonase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para një muaji, por që është bërë publike vetëm sot, ditë që ka dalë edhe procesverbali i arrestimit të këngëtarit shqiptar.
Kasapi është kapur 2 paketa të vogla me kokainë në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET. Ai është arrestuar dhe më pas është liruar për t’u gjykuar në gjendje të lirë.
Ende nuk dihet nëse vetë këngëtari ka pranuar se lëndën narkotike e kishte të veten apo ka pasur ndonjë alibi për mbajtjen e saj.