Këngëtarja Juliana Pasha është kujdesur që të mbajë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private. Por, për ata që nuk e dinë, këngëtarja e njohur është e martuar me një muzikant, më saktësisht me kitaristin Altin Llakaj.Çifti janë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi veç shtëpisë ndajnë edhe punën, meqë Altini është pjesë e orkestrës që shoqëron gjatë performancave live këngëtaren.
Si rrallëherë, Juliana ka hapur zemrën në emisionin “E Diela Shqiptare”, gjatë rubrikës “Ti mund të këndosh”.
Këngëtarja tregoi për Ardit Gjebrean se ende vazhdon të ketë shpresa se një ditë, Zoti do ta bekojë me një fëmijë.
Kjo është dëshira më e madhe e Julianës, e cila nëse nuk realizohet, çifti do të ketë gjithashtu dashurinë e Odesës, vajzës së bashkëshortit nga martesa e tij e parë.
“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e një fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presim dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.
Unë mendoj që kur çifti është shumë i lidhur me njëri-tjetrin, ka dashuri, nëse dashuria thyet si është fëmija si nuk është fëmija, nëse besimi thyhet dhe shumë gjëra në marrëdhënien e një çifti thyhen, ndodh dhe ndarja. Unë dhe Altini jemi një trup i vetëm.
Në momentin që kemi bërë betimin tonë në kishë, kemi bërë një gjest shumë të bukur për ne të dy. Ishin dy qirinj që ne ndiznim një qiri të tretë. Ai qiri i tretë personifikonte perëndinë, këta dy qirinjtë ishim unë dhe Altini dhe ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë si një trekëndësh, jemi ne të dy dhe kemi Zotin në mes që na mban fort, jetën, familjen, marrëdhënien e përditshme, punën, gjithçka.
Unë besoj që marrëdhënia jonë do të shkojë derisa të mbyllim sytë të dy së bashku dhe nuk ndodhë asnjë gjë. Nëse Zoti do na bekojë me një fëmijë, faleminderit, nëse jo do jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe dashtë Zoti do kemi Odesën pranë nëse do dojë të na bashkohet kurdo që të ketë dëshirë”- ka treguar Juliana mes lotësh.