Një gjykatës i lartë në Bradford në Britaninë e Madhe ka ngritur një shqetësim, në lidhje me trafikantët shqiptarë, të cilët janë arrestuar dhe gjykohen në Angli.
Sipas mediave, gjykatësi Richard Mansell është duke kërkuar një përgjigje për pyetjen se pse burrat shqiptarë, të cilët janë trafikuar në Angli dhe janë kapur duke kultivuar ferma me kanabis kanë mundësi të përfaqësohen nga avokatë privatë.
Shqetësimi i gjykatësit erdhi pasi ai refuzoi të revokonte urdhrin e përfaqësimit të një adoleshenti shqiptar, shtetasit Agzon Kortoci 19 vjec.
Sipas mbrojtjes së 19-vjecarit, ai është trafikuar në Britani dhe ka qenë i detyruar të punonte për një bandë kriminale.
Gjykatësit Mansell tha se familjarët dhe anëtarët e komunitetit në Shqipëri, ishin mbledhur për të paguar përfaqësimin ligjor privat.
Por ai pyeti se si mund të ndodhte që Kortoci dhe të tjerët në një pozicion të ngjashëm, të cilët ishin trafikuar në vend me një kamioni për të bërë një jetë më të mirë për veten e tyre, të kenë mundësi të paguajnë fatura të shtrenjta ligjore.
“Ka diçka shumë, shumë shqetësuese në lidhje me këtë,” tha gjykatësi.
Sipas tij, ose familjarët e tyre kanë para që i kanë marrë nga aktivitetet e paligjshme i fëmijëve të tyre, ose vetë vijnë bandat kriminale.
“Unë jam duke referuar disa raste për të parë se çfarë po ndodh këtu,” tha ai.
Ai ra dakord të zgjasë afatet e kujdestarisë deri në ditën e tretë të gjykimit.
Pas çështjes, deputeti i Shipley, Philip Davies, kërkoi hetim të aktivitetit të bandave që fusin në Britaninë e Madhe të rinj, të cilët më pas merren me aktivitete të ndaluara.
Kohët e fundit ka pasur një varg aksionesh të policisë në shtëpi në zonën e Bradfordit, ku janë ngritur ferma kanabisi duke arrestuar shumë të rinj.
Në fillim të këtij viti, një hetim i një gazete kombëtare pretendoi se zotërit e drogës shqiptare trafikonin njerëz të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë, në Britani, ku ata janë detyruar të skllavërohen në tregun e drogës.
Ajo pretendoi se disa janë kontrabanduar këtu me kamionë, shumë sigurojnë pasaporta false dhe hyjnë me makinë ose traget.