Vlorë- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë mesditën e sotme.
Një i ri është mbyllur në banesë ku po kërcënon familjarët e tij me thikë.
Burime bëjnë me dije se i riu fillimisht është konfliktuar me disa të rinj në një lokal dhe më pas është larguar drejt banesës së tij. Ai është ndjekur nga policia por ka mbyllur derën ku ka marrë thikën dhe po mban “peng” familjarët e tij.
Lajmi në përditësim…