Tiranë- Që prej fillimit të pandemisë spitali Infektiv ka arritur të shënojë numrin më të lartë të urgjencave vetëm 3 ditët e fundit. Piku më i lartë i emergjencave në spitalin COVID 1 ishte ditën e mërkurë, ku janë paraqitur 33 raste urgjencash.
Aktualisht në dy spitalet COVID shumë pak shtretër janë të lirë, tek Infektivi janë 30 shtretër të lirë dhe tek Shefqet Ndroqi edhe 40 shtretër janë të lirë.
Në vendin tonë vetëm ditën e djeshme janë raportuar 302 raste, ku 3 prej tyre humbën jetën, mes tyre edhe 21-vjeçari nga Elbasani.