GJERMANI- 8 të moshuar kanë përfunduar në siptal ditën e djeshme në Gjermani për shkak se kanë marrë mbidozë të vaksinës anti-Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cila shkruajnë se të moshuarit ishin pjesë e një azili.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se të moshuarit në qytetin e Stralsund kanë marrë pesë herë dozën e vaksinës së BioNTech/Pfizer. Ata vaksinën e kanë marrë ditën e djelë, ndërkohë që një ditë më pas 4 prej tyre përfunduan në spital. Momentalisht ata janë në spital me simptoma gripi.
Vaksina anti-Covid u miratua për përdorim në të gjitha vendet e BE-së në 21 dhjetor nga Agjencia Evropiane e Barnave. Ajo është shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e BE-së dhe se momenti historik i fillimit të vaksinimit do të jetë nesër.