KORÇË– COVID- 19 i merr jetën arkitektit të njohur korçar Kliti Kallamata. Prej disa ditësh ai ishte prekur nga virusi, por nuk ka mundur dot të përballojë gjendjen e rënduar shëndetësore.
Kallamata nuk ka qenë i shtruar në spital në kryeqytet, por në Spitalin e Korçës. Mësohet së mbrëmjen e djeshme ai ka ndërruar jetë.
Kallamata për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.