Një ditë pasi u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja pritet të betohet sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Presidenca njoftoi se Bejtja u thirr sot në orën 12:30 për betim.
Presidenti Ilir Meta emëroi dje noteren Sonila Bejtjen, si anëtare të shtatë të Gjykatës Kushtetuese, vetëm disa orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar emrin e saj për vendin vakant. Ndërkohë kanë mbetur ende edhe 2 vende të tjera për t’u plotësuar.