Kroaci- Një vajzë e 12-vjeçare dihet deri më tani që ka humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi sot Kroacinë.
Ndërkohë, në pamjet e filmuara nga mediat që po ndjekin ngjarjen, mund të shihet momenti kur një djalë i vogël nxirret nga një automjet thuajse i shtypur nga rrënojat e një ndërtese aty pranë.
Nga pamjet duket se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i vetëdijshëm.