Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, do të jenë të hapura deri në datën 30 dhjetor dhe nuk do të punojnë ditën e enjte në datë 31 dhjetor 2020.
Ministria e Brendshme ka lajmëruar qytetarët se ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.
Gjithashtu për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.
“Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada” thuhet në njoftimin e Ministrisë