Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar , për tërmetin e fuqishëm që ka tronditur sot Kroacinë.
Meta, përmes një statusi në “Facebook” shprehet se ndihet i trishtuar nga tërmeti i rëndë.
Kreu i Shtetit shton se shpreh solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
Meta vlerëson se Shqipëria është pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë.