Kroaci- Herët këtë mëngjes, Kroacia u trondit edhe nga tre tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës.
Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 shkallëve të Richterit, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.
Sipas tij, tërmetet ndodhën në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Të martën, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.4 shkallësh të Richterit, dhe epiqendra e tij ishte tri kilometra nga Petrinja.
Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.