Gazetari, Bejdo Malo përmes një postimi në rrjete sociale shkruan për rrjetin e supermarketeve më të madh në vend. Malo vë theksin se rrjeti i madh i BIG Market mban përgjegjësi të plotë për sigurimin shëndetësor të punonjësve, mban përgjegjësi të plotë për cilësinë e mallërave, për taksat dhe tatimet në shtet.
Ja si shprehet Malo:
Duam nuk duam, rrjeti i supermarketeve Big Market mbetet lider i tregëtimit të ushqimoreve dhe i shumë mallërave të përdorimit shtëpiak në Shqipëri. Kjo shoqëri aksionere që drejtohet nga biznesmeni Vullnet Sinaj është një kompani shumë serioze që punëson më shumë se cilado ndërrmarrje me aktivitet ushqimor në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por të gjithë puntorët e saj janë të siguruar marrin në kohë pagat kanë kushte të mira pune. Kur punëson mbi 4000 puntorë edhe do ketë ngjarje shëndetsore, sëmundje ndarje nga jeta. Por të përfitosh nga fatkeqësia natyrore e tjetrit aqë më shumë e një 37 vjeçarje, siç bëjnë disa konkurentë që i tremb përmasa e Big Market e të nxish portale është e pafalshme.
Është ogurzezë për atë që e nxit dhe jo për atë që i ndodh. Të jesh i përhapur në katër anët e Shqipërisë, të kesh kaqë shumë aktivitet, që qarkullosh qindra mijëra tona mallëra dhe mbi 200 mijë artikuj natyrshëm do ketë probleme, halle biznesi dhe shëndetsore pasi menaxhohen resuese të mëdha të burimeve materjalr dhe resuesve njerëzore. Por jo të hedhësh baltë. Thelbësorja është që BIG Market mban përgjegjësi të plotë për sigurimin shëndetsor të punonjësve, mban përgjegjësi të plotë për cilësinë e mallërave, për taksat dhe tatimet në shtet. Mjafton të diskutosh me zotin Agron Çela, dhe bindesh që tek Big Market gjithça funksionon sipas ligjit. Kjo është me rëndësishmja. Ndaj mos anatemoni ata që biznesin e bëjnë me mund me sakrificë, me gjak.