Kroaci- Zona e Petrinjës në Kroaci pothuajse është shkatërruar nga tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 që shkaktoi 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Tre të tillë janë regjistruar edhe sot, më i rëndi prej tyre me magnitudë 4.8, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.
Një banor i Petrinjës që ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” edhe video nga qyteti i tij tërësisht i shkatërruar, shprehet se më e madhe se çdo gjë, është frika në këto momente.
“Kanë tre ditë që nuk ndalen tërmetet, pa llogaritur gjithë shkatërrimet”, raporton ai.