Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Nën akuzë janë 6 persona persona, për vrasje në rrethana cilësuese, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, ndërsa në detyrim paraqitje janë 2 mjekë.
Në pranga kanë rënë Ilir Xhepaj e Eduart Lamaj, në kërkim Klaudio Perkola e Elson Alija, kurse në detyrim paraqitje janë lënë mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku. Mjekët Lama dhe Marku mjekuan Eduart Lamajn në një spital privat.
Bujar Lika u ekzekutua më 30 maj në lokalin e vëllait të tij në Laç së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Eduart Lamaj me automatik dhe i veshur si polic, ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhedhin Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji. Nga analizimi i pamjeve filmike, dallohet qartë se Bujar Hasani, ka reaguar menjëherë me armë pistoletë duke qëlluar mbi Lamajn.
Por ky i fundit edhe pse është rrëzuar ka hapur zjarr me automatik teksa ndodhej i shtrirë, duke vrarë në vend Bujar Likën dhe plagosur rëndë Paulin Gjergjin, i cili më pas gjeti vdekjen në spitalin e Traumës. Gjithashtu, kamerat kanë fiksuar dhe tre autorët e veshur si policë, Ili Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola teksa tërheqin personin e katërt të plagosur, duke e hipur në makinën tip ‘Golf’ dhe mandej janë larguar me shpejtësi.