Tiranë- Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka konfirmuar se është pozitive me COVID-19. Gjylameti përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur se pas simptomave të para kreu testin ku rezultoi pozitive.
Ajo është karantinuar së bashku me familjen e saj dhe deri më tani gjendja është e mirë.
Mesazhi i deputetes:
Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë. Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura.
Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë .