Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutave në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Në aksidentin e parë, që ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ishte një mjet tip “Foristrad”, që ka aksidentuar shtetasin A. D., 55 vjeç, si dhe është larguar nga vëndngjarja. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Informacione paraprake
Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristrad”, ka aksidentuar duke u larguar nga vëndngjarja shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorve dhe gjetjen e mjeteve.