• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Merkel iu drejtohet gjermanëve për Vitin e Ri: Pandemia detyrë e shekullit, për vaksinimin duhet durim dhe qëndrueshmëri

31/12/2020
in Botë
0
Merkel iu drejtohet gjermanëve për Vitin e Ri: Pandemia detyrë e shekullit, për vaksinimin duhet durim dhe qëndrueshmëri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në fjalimin për Vitin e Ri thekson se këto janë kohë të vështira për Gjermaninë. Ajo bën thirrje për solidaritet në luftë kundër virusit dhe e quan pandeminë “detyrë të shekullit”.

Në fjalimin  me rastin e Vitit të Ri, me gjasë fjalimi i fundit për këtë rast, kancelarja gjermane, Angela Merkel,  ka pranuar, se këto kohë janë të vështira për Gjermaninë. “Këto ditë dhe javë, nuk ka asgjë për të zbukuruar janë kohë të vështira për vendin tonë. Dhe do të jetë kështu për një periudhë, tha Merkel në fjalimin e publikuar paraprakisht. “Në 2020-n erdhi tek ne diçka, të cilën bota nuk e kishte llogaritur. Një virus, deri më atëherë i panjohur depërton në trupat tanë, në jetët tona. Ai na godet aty, tek më njerëzorja: në kontaktin e ngushtë, në përqafime, në festime.”

Pandemia e Coronës dhe përballimi i saj sipas fjalëve të Merkelit paraqet “detyrën e shekullit në anën politike, shoqërore dhe ekonomike.” Në fjalimin tradicional, Merkel i falënderoi qytetarët për besimin dhe durimin e tyre. Kancelarja kujtoi edhe viktimat e pandemisë, e megjithë shpresën për vaksinimin u shpreh për durim dhe qëndrueshmëri. “Për një kohë të caktuar do të varet nga ne, se si do të dalim nga kjo pandemi. Dimri është dhe mbetet i vështirë.” Gjithsecili do duhet të japë kontributin e tij për zbutjen e pandemisë. “Ne e dimë, se çfarë mund t’i kundërvemë virusit. Krahas vaksinës, mjetin më efektiv e kemi në dorë, duke respektuar rregullat, çdonjëra e çdonjëri prej nesh.”

Një moment për t’u ndalur e mbajtur zi

“Në fund të këtij viti rraskapitës do të thotë që edhe të ndalemi një moment për të mbajtur zi”, tha Merkel. “Ne si shoqëri nuk duhet të harrojmë, se sa vetë kanë humbur një njeri të dashur, pa mundur t’i qëndrojnë pranë në orët e fundit. Unë nuk mund ta zbus dhimbjen e tyre. Por unë mendoj këtë moment për ta”, u shpreh Merkel.

Ky vit është edhe një vit “në të cilin kaq shumë njerëz janë ngritur mbi veten, pa e bërë këtë të madhe”, theksoi Merkel në fjalimin e saj të 16-të si kancelare për Vitin e Ri. Këtë na e tregojnë mjekët dhe infermierët në spitale, në shtëpitë e kujdesit dhe njësi të tjera, punonjësit në zyrat e shëndetësisë, por edhe “gatishmëria për angazhim e Bundesëehrit.” Një numër njerëzish ndihmuan që “jeta jonë të vazhdojë megjithë pandeminë: në supermarkete, në transportin e mallrave, në filialet e postës, në autobusë e metro, në qendrat e policisë në shkolla, kopshte, në kisha dhe në redaksi.” Merkel u shpreh me mirënjohje, se sa shumë njerëz e mbajnë të disiplinuar maskën, se si kujdesen të ruajnë distancën”. “Këtu shfaqet për mua qartë, ajo çfarë e bën të mundur një jetë në një shoqëri humane: ndjeshmëria për tjetrin, largimi nga epiqendra i vetvetes, vetëdija e sensit shoqëror.”

Fytyra të shpresës

Duke iu referuar fushatës së vaksinimit që filloi të dielën (27.12) në Gjermani, Merkel tha, se prej disa ditësh shpresa ka fytyrat e saj. “Ato janë fytyrat e të vaksinuarve të parë, të të moshuarve dhe kujdestareve e kujdestarëve të tyre, të personelit mjekësor në stacionet spitalore të trajtimit intensiv, jo vetëm tek ne, por në të gjtha vendet europiane dhe shumë vende të tjera.” Merkel tha, se edhe “unë do të vaksinohem, kur të më vijë radha”.

Kancelarja gjermane theksoi, se megjithë përqëndrimin tek pandemia, që e vendos vendin para detyrave “të jashtëzakonshme” Gjermania nuk duhet të harrojë edhe detyrat e tjera. “Jo vetëm që me fillimin e pandemisë, bota në të cilën jetojmë po ndryshon me shpejtësi dhe me themel.” Prandaj është kaq e rëndësishme që Gjermania “me të gjithë fuqinë dhe kreativitetin e saj” të zhvillojë ide të guximshme për të ardhmen”, si për shembull një ekonomi miqësore ndaj klimës.

Fjalimin me rastin e Vitit të Ri, që në Gjermani transmentohet në orën 20:10, Merkel e mbylli personalisht. Për shkak se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidoj më, “sipas të gjitha gjasave, është edhe hera e fundit që iu drejtohem si kancelare”. “Mendoj, se nuk e ekzagjeroj, nëse them: Asnjëherë në këto 15 vjet nuk e kemi ndjerë kaq të rëndë vitin që po mbaron, dhe asnjëherë, megjithë shqetësimet e skepticizmin, nuk i hedhim sytë me kaq shpresë drejt vitit të ardhshëm. Merkel u uroi të gjithëve  “shëndet, besim, dhe bekimin e zotit për Vitin e Ri 2021.” /DW/

Tags: angela merkelmerkel uron gjermaneturimet e vitit te ri
Previous Post

Nuk zbatuan masat antiCovid, policia nuk fal 289 qytetarë, ndëshkohen edhe 3 subjekte private

Next Post

Viti i Ri dhe ‘sekretet’ që nuk i dinit/ Nga puthja në mesnatë tek personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Viti i Ri dhe ‘sekretet’ që nuk i dinit/ Nga puthja në mesnatë tek personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi

Viti i Ri dhe ‘sekretet’ që nuk i dinit/ Nga puthja në mesnatë tek personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.