Tiranë- Drejtor i PD për çështjet ekonomike, Dorjan Teliti i është drejtuar kryeministrit Rama me një shkrim ku deklaron se nuk kanë nisur punimet për objektet që është premtuar se do të rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit.
Teliti shpjegon se vetëm 29 banesa janë rindërtuar dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për videot 3D që Rama publikon, por kanë nevojë për fakte.
‘FAKT vs 3D. Me vetëm 29 banesa të rindërtuara, ER mund t’u shfaqë shqiptarëve vetëm VIDEO 3D, por jo FAKTE. Nga 3389 shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ka ndërtuar vetëm 29 prej tyre (më pak se 1%); Nga 77.5 milion euro të premtuara për ndërtimin e shkollave, 0 objekte të rindërtuara. Bashkia e Tiranës as nuk ka nisur nga puna në asnjë objekt. Nga 248.7 milion euro të premtuara për rindërtimin e banesave kolektive, 0 banesa kolektive të rindërtuara. Nga 78 milion euro të premtuara për rikonstruksionin e mjediseve të përbashkëta, 0 ndërtesa (pallate) të rikonstruktuara gjer më sot. Vetëm inceneratorët dhe PPP-të korruptive të mafias qeveritare marrin VËRTET para nga ER. Një qeveri që orvatet të mbulojë FAKTET me VIDEO 3D, është një qeveri që po vjedh.’- shkruan Teliti në Facebook.