Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për të gjithë për një Vit të Ri të gëzuar dhe plot mundësi.
“Të dashurit miq, Gëzuar Vitin e Ri – Gëzuar 2021! Le të presim një Vit të Ri që është më i dashur, më i lumtur dhe plot mundësi”, shkruan Kim.
Mbrëmjen e djeshme ka qenë mbasada e SHBA-së në Tiranë, e cila ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve. Përmes një postimi në Tëitter, ambasada shkroi se shpreosn që vitin e ardhshëm të forcohet miqësia mes dy vendeve ndërsa do të festohet edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Ndërsa 2020 po shkon drejt mbylljes, rikujtojmë arritjet që SHBA dhe Shqipëria kryen së bashku këtë vit të shkuar. Në 2021, ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh dhe të festojmë 30 vjet prej përtëritjes së marrëdhënieve diplomatike. Gëzuar Vitin e Ri!“