Ka ndërruar jetë një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.
Burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Kodra se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.
Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.