AFGANISTAN- Kryeredaktori i radios “Zëri i Ghor”, Bismellah Adel Aimaq në Afganistan është vrarë nga një grup personash të armatosur. Lajmin e ka bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ende nuk dihet se kush fshihet pas vrasjes së gazetarit.
Për vrasjen e gazetarit 28-vjeçar ka reaguar edhe Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani me anë të një postimi në Twitter, ku tha se ky sulm është i paprecedentë dhe se fajtorët duhen dënuar. Më tej ai shkroi se vrasja e gazetarit nga talebanët dhe grupet terroriste nuk ka për të shuar zërat e ligjshëm të medias
“Talebanët dhe grupet e tjera terroriste nuk mund të shuajnë zërat e ligjshëm të gazetarëve dhe mediave duke kryer sulme të tilla”, tha ai.
Vrasja e gazetarëve në Afganistan është bërë rrugë pasi përgjatë harkut kohor të dy muajve janë vrarë 5 gazetarë.