JAPONI- Gruaja më e vjetër në botë feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 118. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se Kane Tanaka është pjesë edhe e librit të rekordeve Guiness.
Ajo ka lindur në 2 janar të vitit 1903 dhe aktualishtndodhet në shtëpinë e të moshuarve në Fukuoka. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Tanaka ka ka deklaruar se do të qëndrojë shëndoshë e mirë deri në moshën 120-vjeçare.
Ditëlindjen Tanaka e festoi duke duartrokitur, ndërkohë që për të mbajtur veten të shëndetëshme, ajo ushqehet tri herë në ditë dhe kryen ushtrime fizike.